Pak orë para spektaklit të radhës të Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpi, i cili pritet të sjellë dinamika të forta dhe situata të paparashikueshme.
Reperi i njohur kosovar, Lim Hoti, ka publikuar një foto në Instagram me mbishkrimin “New chapter” (“Një kapitull i ri”), ndërsa në sfond shihet qartë logoja e Big Brother VIP, duke konfirmuar indirekt pjesëmarrjen e tij.
Hyrja e Limit pritet të jetë faktori që do të trazojë lojën, pasi ai është përfolur gjerësisht në media për lidhje të kaluara ose pëlqime me dy nga vajzat që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë: Albën, me të cilën ndau lojën dhe shtratin në “Ferma VIP”, dhe Bian.
Foto: Lim Hoti/Instagram
Publiku tashmë ka filluar të spekulojë mbi mënyrën se si do të ndikojë hyrja e tij në raportet brenda shtëpisë, duke e bërë pritjen e spektaklit të së premtes edhe më emocionuese dhe të ndjekur me padurim nga fansat.
Përndryshe në fillim të spektaklit ‘prime’ të së premtes, moderatori Alaudin Hamiti bëri të ditur se do të kishte tri hyrje të reja. /Telegrafi/