KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Bia Khalifa me mesazh të fortë pas skandalit të videove intime

Bia Khalifa me mesazh të fortë pas skandalit të videove intime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Bia Khalifa, ka reaguar në rrjetet sociale pas situatës së krijuar rreth videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në internet.

Përmes një postimi në InstaStory, Bia iu është drejtuar atyre që, sipas saj, prej muajsh e kanë kritikuar dhe gjykuar për mënyrën e saj të jetesës dhe moralin.

Duke iu referuar videove të lidhura me kompozitorin Adrian Hila, ajo thekson se nuk është pjesë e asnjërës prej tyre, ndërsa ironizon personat që e kanë gjykuar më herët.

Foto: Instagram

“Për ata që me muaj më kanë thënë: S’na duhen çika si ti në Shqipëri, një pyetje e shpejtë; cila prej videove të Adrian Hilës është e preferuara juaj. Për moralin tim keni thënë shumë, ndërkohë unë nuk jam pjesë në asnjërën nga videot”, u shpreh ajo.

“Problemi nuk paska qenë kurrë morali im. Thjesht ju duhej dikush për ta gjykuar”, theksoi mes tjerash.

Gjithsesi, vazhdoni me të njëjtin qëndrim. Morali selektiv është i turpshëm”, ka shkruar Bia.

Me këtë reagim, ish-banorja ka zgjedhur t’u përgjigjet publikisht kritikave, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është gjykuar në të kaluarën për moralin e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.