KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Daut Haradinaj: Shporta mujore është trefishuar, jeta e qytetarëve po bëhet e papërballueshme

Daut Haradinaj: Shporta mujore është trefishuar, jeta e qytetarëve po bëhet e papërballueshme

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë, duke thënë se kostoja e shportës mujore për familjet në Kosovë është trefishuar.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se me çmimet aktuale, jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

Ai i ka drejtuar një pyetje qeverisë, duke kërkuar të dijë se çfarë ka bërë për të parandaluar rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

“Kushdo që jeton në Kosovë e din që shporta mujore është 3 fish më shumë për një familje. Me këto çmime, jeta e qytetarëve po bëhet e papërballueshme. Një pyetje për qeverinë: Çka keni bërë për mos me u rritë këto çmime? Po flasim për produktet bazë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.