KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Blerim Reka priti regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, ekipin e filmit “DUA”

Blerim Reka priti regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, ekipin e filmit “DUA”

Ambasadori dhe Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, ka pritur regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, pjesë e ekipit të filmit “DUA”, i cili është propozimi zyrtar i Kosovës për çmimet Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Përmes një postimi, Reka bëri të ditur se gjatë këtij muaji filmi “DUA” do të shfaqet para publikut në New York, duke prezantuar një rrëfim që trajton kujtesën dhe historinë, përtej kufijve të Kosovës.

Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e ekipit krijues, duke theksuar se artistët e filmit “DUA” përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare përmes talentit dhe krijimtarisë së tyre.

Reka shprehu krenarinë për realizimin e filmit dhe u uroi suksese regjisores, producentit dhe gjithë ekipit në rrugëtimin drejt Oscar-it.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.