Argjira Spanca ishte e ftuara e radhës në rubrikën “25 pyetje” të Prive By LS, ku foli për jetën personale, karrierën dhe planet për të ardhmen.
Por, në një moment, pjesë e intervistës u bë edhe partneri i saj, Graciano Tagani, i cili nuk i shpëtoi pyetjes për martesën.
I pyetur se kur do të vijë dasma, Graciano zbuloi se dëshira nga ana e tij nuk mungon, por duket se vendimin po e mban në dorë Argjira.
“Gjira vendos. Unë kam qejf, por Gjira s’ka qejf”, u shpreh ai me humor.
Madje, Graciano tregoi edhe se si e imagjinon ditën e tyre të veçantë.
“Unë e dua dasmën sa më të thjeshtë dhe normalisht në Shqipëri”, tha ai.
E me sa duket, nëse dasma po vonohet, fajin e ka vetë Gjira!
Ndërkohë, gjatë intervistës për Prive By LS, Argjira foli edhe për shkëputjen nga Top Channel, mundësinë e rikthimit në ekran dhe shumë detaje të tjera nga jeta e saj.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin e Prive By LS në YouTube.

