KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajm i keq për Ballkanin, Diar Vokrri operohet pas këputjes së ligamentit

Lajm i keq për Ballkanin, Diar Vokrri operohet pas këputjes së ligamentit

Futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit në këmbën e djathtë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka, përmes një njoftimi, duke konfirmuar se operacioni ka përfunduar me sukses, shkruan Indeksonline

Ballkani i ka uruar futbollistit shërim sa më të shpejtë, duke i shprehur mbështetje të plotë gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.

“Jemi pranë teje gjatë gjithë këtij procesi!”, thuhet në mesazhin e klubit.

Tashmë, Vokrrin e pret faza e rehabilitimit, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e gjelbër./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.