KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ajo ka thënë se sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota.

Sipas saj, me këtë rezultat, kjo listë ka fituar 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Preshevë, faleminderit për 3.271 votat që i dhatë listës sonë! Mirënjohje qytetarëve të Bujanocit dhe Medvegjës për pjesëmarrjen dhe besimin. Urime Enkelit, kandidatëve dhe gjithë aktivistëve të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën që punuan për këtë rezultat!”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se do t’i nisin menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Kemi përgjegjësi të përbashkët që Këshilli t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe ta çojë përpara punën për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.”, ka thënë Sinani. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.