José Mourinho është gjithnjë e më i kënaqur me atë që po sheh nga Real Madridi.
Trajneri portugez beson se skuadra ka nisur të gjejë identitetin e saj dhe se futbollistët po kuptojnë gjithnjë e më mirë kërkesat e tij.
“Ky ekip më pëlqen, më jep ndjenja të mira. Real Madridi po rritet nga ndeshja në ndeshje”, është mesazhi i Mourinhos, i cili vlerëson përmirësimin e grupit dhe atmosferën pozitive brenda skuadrës.
Ai beson se raporti mes lojtarëve dhe stafit teknik është përmirësuar ndjeshëm.
Fitorja ndaj Valencias me rezultat 3:0, e teta radhazi, është një tjetër dëshmi e progresit të madrilenëve. Mourinho megjithatë kërkon vazhdimësi dhe më shumë përqendrim, pasi beson se skuadra ka ende hapësirë për përmirësim. /Zëri

