Pas fitores ndaj Valencias me rezultat 3-0, trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho foli për mediat rreth klubit, lojtarëve dhe çështjeve tjera me rëndësi.
“Lojtarët e Real Madridit janë tepër të mirë.”
“Një trajner që ka lojtarë si ata që kam unë, është gjithmonë më pranë fitores.”
José Mourinho, lidhur me shqetësimin e tij për lojtarët që largohen për ndeshjet e ekipeve kombëtare deklaroi se nuk do të thot asgjë, sepse nuk ka qenë kurrë trajner i një kombëtareje, shkruan Indeks Online.
“Megjithatë, nëse ndonjëherë bëhem trajner i një kombëtareje, mendoj se do të jem i ashpër me klubet. Kështu që, nuk do të flas.”
“Merita u takon lojtarëve. Nuk mund të veçoj asgjë në punën time që i shtyn ata të bëjnë këtë.”
“Janë pikërisht ata që, në nivel individual, reagojnë ndaj nxitjes dhe luajnë më mirë.”
Keni fituar 97 nga 126 ndeshje në La Liga, me një përqindje fitoresh prej 77% në këtë kompeticion.
José Mourinho u përgjigj se “Kjo më tregon se duhet të fitojmë ndeshjen e radhës.”
“Në këtë jetë, shifrat e bukura harrohen. Ne nuk ushqehemi nga e kaluara, por nga e tashmja”, deklaroi Mourinho./IndeksOnline/

