KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Palmer jashtë listës së Anglisë, Alonso zbulon gjendjen e yllit te Chelsea

Palmer jashtë listës së Anglisë, Alonso zbulon gjendjen e yllit te Chelsea

Cole Palmer nuk është përfshirë në listën e fundit të Kombëtares së Anglisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, pavarësisht se stafi mjekësor i Federatës Angleze e kishte vlerësuar si të gatshëm për të luajtur.

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka komentuar vendimin për ta lënë jashtë përfaqësueses angleze, duke u përpjekur të minimizojë rëndësinë e këtij vendimi.

Ai theksoi se mesfushori është i përqendruar te paraqitjet me klubin londinez dhe po kalon një periudhë të mirë.

Alonso bëri të ditur se nuk e ka diskutuar me Palmerin mungesën nga lista e Anglisë, pasi vëmendja e tyre është e përqendruar te ndeshja e radhës e Chelseat.

“Ne nuk kemi folur për këtë çështje. Kemi diskutuar për ndeshjen e së dielës. Jemi shumë të kënaqur me Cole. Ai po e shijon futbollin, po lidhet mirë me pjesën tjetër të ekipit dhe po e ndihmon skuadrën”, deklaroi Alonso.

Tutje, trajneri spanjoll nënvizoi se aktualisht prioritet mbetet përmirësimi i lojës së Chelseat dhe kontributi i Palmerit në ekip, pa u shpërqendruar nga çështjet që lidhen me Kombëtaren angleze.

“Përderisa kemi ndeshje për të luajtur, jemi të përqendruar te gjërat që lidhen me Chelsean, si të përmirësohemi dhe si ta ndihmojmë atë. Këto janë temat tona. Kemi mjaftueshëm gjëra për t’u marrë me to”, përfundoi Alonso. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.