Para gjashtë vitesh, Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzë kundër Hashim Thaçit.
Kjo kishte detyruar kreun e shtetit të Kosovës që të jepte dorëheqje nga pozita e presidentit për të shkuar në Hagë ku do të përballej me akuzat e Prokurorisë.
Bekim Çollaku, bashkëpunëtor i afërt i Hashim Thaçit, ka treguar se në atë ditë, e gjithë presidenca dhe bashkëpunëtorët e tjerë nuk kanë arritur që t’i mbajnë lotët.
Ai tregon se edhe vetë ka qarë, megjithatë thotë se një gjë të tillë nuk e ka bërë në prezencë të Hashim Thaçit. /T7
Burimi: zeri.info ↗

