Ceremonia e “Topit të Artë”, e mbajtur më 26 tetor në Londër ku Harry Kane u shpall fitues, dyshohet se është përfshirë në një skandal bastesh. Policia franceze ka bërë të ditur se ka nisur zyrtarisht një hetim për aktivitete të dyshimta në tregun e basteve sportive që lidhen me këtë çmim prestigjoz.
Sipas një burimi anonim nga policia i konfirmuar për The Athletic, dymbëdhjetë llogari të ndryshme në platformën amerikane të parashikimeve me kriptomonedha, “Polymarket”, vendosën baste të sakta për pesë vendet e para. Secila prej këtyre llogarive parashikoi me saktësi renditjen e plotë të pesë pozicioneve të para.
Shuma totale e vënë në baste ishte 250,000 euro, duke sjellë një fitim neto prej 2,000,000 eurosh, në një garë e cila mes Kane dhe Mbappe u raportua si tejet e ngushtë.
Ndërkohë, The Athletic raporton se organizatorët e “France Football” ishin në dijeni të këtyre lktiviteteve të dyshimta në “Polymarket” edhe pa filluar ceremonia. Revista ka nisur tashmë hetimet e veta, duke përfshirë edhe autoritetin francez që rregullon lojërat e fatit. /IndeksOnline/

