KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti pret në takim Ambasadorin Britanik, flasin për

Hoti pret në takim Ambasadorin Britanik, flasin për

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka pritur nw takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit pwr media nw kwtw takim wshtw diskutuar pwr fusha të caktuara të veprimtarisë së Ministrisë dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Njoftimi i plotë:

 Sot, pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Sh.T. z. Jonathan Hargreaves.

Diskutuam për prioritetet dhe planet e Ministrisë për sektorët që mbulojmë, si dhe për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ofron në fusha të caktuara të veprimtarisë së Ministrisë dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Ambasadori Hargreaves më uroi për konfirmimin e mandatit të ri qeverisës dhe u njoftua për nismat dhe angazhimet tona institucionale.

E falënderova Ambasadorin Hargreaves, Mbretërinë e Bashkuar dhe popullin britanik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, si dhe theksova përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.