KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Artan Fejza, drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin

Artan Fejza, drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin

Dhjetëra kontrata të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale janë pjesë e hetimeve që Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur ndaj drejtorit të Prokurimit të Policisë së Kosovës, Artan Fejzës.

Në kuadër të këtyre hetimeve, IPK ka rekomanduar suspendimin e Fejzës nga detyra, me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe mbarëvajtjes së procesit hetimor.

Hetimet paraprake kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe çështje të mundshme të konfliktit të interesit në procedurat e prokurimit publik.

IPK, në koordinim me Prokurorinë Speciale, është duke vazhduar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.