KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Buzhala: Fitorja e demokratëve në ShBA, përgjigje për çmimet e larta (VIDEO)

Buzhala: Fitorja e demokratëve në ShBA, përgjigje për çmimet e larta (VIDEO)

Gazetari Berat Buzhala, në Rubikon në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas zgjedhjeve të mesmandatit, duke thënë se fitorja e demokratëve në disa zona është një reagim i qytetarëve ndaj rritjes së çmimeve, veçanërisht të naftës.

Sipas tij, presidenca e Trumpit ka qenë e rrezikshme, duke bërë, sipas tij, gjëra që nuk janë bërë kurrë në ShBA. Ai tha se megjithatë, demokracia fitoi dje në Amerikë.

Buzhala tha më tej se Qeveria e Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush është në krye të ShBA-së, duhet t'i qëndrojë afër Amerikës "për sa kohë i kemi trupat e Amerikës këtu, për sa kohë i kemi këto aleanca".

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.