KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova, gati për ndeshjen sfiduese në Ishujt Faroe

Kosova, gati për ndeshjen sfiduese në Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll po i bën përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2028.

Kombëtarja të hënën ka udhëtuar për në Torshavn, ku të mërkurën prej orës 20:00 do të luajë ndeshjen me Ishujt Faroe.

Kosova dhe Ishujt Faroe janë në Grupin 4, së bashku edhe me Hungarinë dhe Malin e Zi. Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa kualifikohen edhe katër Kombëtaret më të mira të vendit të tretë, prej tetë grupeve sa janë gjithsej në kualifikime.

Ishujt Faroe llogariten favoritë ndaj Kosovës, por në Kombëtaren tonë ka përkushtim dhe vendosmëri për të dhënë më të mirën e mundshme.

Kosova tashmë ka luajtur në Torshavn dhe lojtarët janë të vetëdijshëm për atmosferën që i pret. Ndeshjet e kaluara me Ishujt Faroe pritet të jenë përvojë e rëndësishme para takimit të së mërkurës mbrëma.

Selektori Jesper Ostlund nën urdhra i ka të gjithë lojtarët që i ka llogaritur për ndeshjen në Ishujt Faroe. Në këtë grumbullim mungojnë kapiteni Valon Dedaj dhe Leonard Gegaj.

Menjëherë të dielën Kombëtarja jonë luan ndaj Hungarisë në Ferizaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.