KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët

Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka konfirmuar për Klanin se ky institucion ka pranuar p dosjen që lidhet me dyshimet për mosveprime dhe neglizhencë të mundshme nga zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin e Arlinda Zekajt.

Paca ka bërë të ditur se dosja është pranuar për shqyrtim dhe se Prokuroria Speciale do të trajtojë përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.

“Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar në shqyrtim dosjen nën dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve që eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimeve të tyre, që ka ardhur deri te neglizhenca”, deklaroi Paca.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se pjesa tjetër e rastit është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.