KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paca: Prokuroria Speciale e ka në shqyrtim rastin e Arlinda Zekajt vetëm për zyrtarët e përfshirë, pjesën tjetër e trajton Prokuroria Themelore

Paca: Prokuroria Speciale e ka në shqyrtim rastin e Arlinda Zekajt vetëm për zyrtarët e përfshirë, pjesën tjetër e trajton Prokuroria Themelore

Ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca është pyetur sot në konferencë për media në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.

Ai ka thënë se para 3 ditëve e kanë në shqyrtim dosjen për zyrtarët policorë, prokurororët apo zyrtarët e dyshuar në këtë rast.

“Mund ta konfirmoj se Prokuroria Speciale para 3 ditëve ka pranuar në shqyrtim dosjen për dyshimet e zyrtarëve policorë, prokurorëve apo zyrtarëve që mund të jenë të dyshaur për shkak të mosveprimit të tyre që ka ardhur te neglizhenca dhe si pasojë ka ardhur vrasja. Prokuroria Speciale e ka këtë rast në shqyrtim por vetëm zyrtarëve policorë, prokurorëve apo zyrtarëve tjerë të përfshirë në rast. Për rastet e tjera, jeni të informuar nga ZPSH janë duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore”, ka thënë Paca. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.