KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përhapje e korrupsionit, ndërhyrje në gjyqësor dhe asnjë përparim në ndryshimet kushtetuese – publikohet Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut

Përhapje e korrupsionit, ndërhyrje në gjyqësor dhe asnjë përparim në ndryshimet kushtetuese – publikohet Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut

“Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet i përhapur dhe shkak serioz për shqetësim, ndërsa nuk ka pasur asnjë përparim në ndryshimet kushtetuese të nevojshme për të vazhduar negociatat me Bashkimin Evropian”.

Këto janë disa nga vërejtjet kryesore në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pjesën për integrimin evropian, Komisioni Evropian vëren se Maqedonia e Veriut ka vazhduar të punojë për përfundimin e dokumenteve të nevojshme për të përmbushur kriteret për hapjen e Kapitullit 1 – “Bazat e Procesit të Anëtarësimit”, por nuk ka bërë asnjë përparim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese të parashikuara nga përfundimet e Këshillit të BE-së të vitit 2022.
Kjo do të thotë se kushti kryesor për vazhdimin e procesit të anëtarësimit mbetet i papërmbushur.

Komisioni Evropian kujton edhe një herë se marrëveshjet ekzistuese dypalëshe me vendet fqinje duhet të zbatohen me mirëbesim nga të gjitha palët.

Raporti thekson posaçërisht Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë. Komisioni gjithashtu thekson refuzimin e disa zyrtarëve për të përdorur emrin kushtetues të vendit.

Një nga vërejtjet më serioze në raport ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Komisioni Evropian vlerëson se vendi është midis një niveli të caktuar dhe të moderuar të përgatitjes, por nuk ka bërë përparim në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

“Korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet në raport.

Vlen të përmendet veçanërisht ndryshimet në Kodin Penal nga janari 2026, të cilat lidhen me veprat penale të abuzimit të pozicionit zyrtar dhe shoqërimit kriminal.

Sipas Komisionit Evropian, ato nuk i adresojnë në mënyrë të mjaftueshme pasojat e dëmshme të ndryshimeve të bëra në vitin 2023, por përkundrazi kontribuojnë në pasigurinë ligjore.

Ka gjithashtu kritika për punën e institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të forcojë identifikimin e tij proaktiv të rasteve të mundshme të parregullsive.
Shqetësues është vlerësimi se rastet e korrupsionit të nivelit të lartë vazhdojnë të përballen me vonesa dhe shpesh parashkruhen (vjetërsohen).

“Kjo kontribuon në perceptimin e pandëshkueshmërisë”, thuhet në dokument.

Në fushën e drejtësisë dhe të drejtave themelore, Maqedonia e Veriut ka nivel të moderuar gatishmërie për të zbatuar legjislacionin dhe standardet evropiane, por progresi i përgjithshëm vlerësohet si i kufizuar.

Zhvillimi i Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit, i cili përcakton detyrimet për vitet e ardhshme në lidhje me përafrimin me ligjin e BE-së dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, përmendet si një hap pozitiv.

Në reformën e administratës publike, Maqedonia e Veriut vlerësohet si e përgatitur mesatarisht. Është vërejtur përparim në zgjerimin e shërbimeve elektronike dhe përmirësimin e sistemit elektronik të menaxhimit të dokumenteve.

Komisioni Evropian vlerëson se koalicioni qeveritar mbetet i qëndrueshëm dhe është bërë përparim në reformat e qeverisjes vendore, megjithëse miratimi i legjislacionit kyç është ende në pritje.

Një aspekt pozitiv që bie në sy është përafrimi i plotë i Maqedonisë së Veriut me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas Komisionit, duke vepruar kështu, Maqedonia e Veriut po dërgon sinjal të qartë të angazhimit të tij strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe po dëshmon veten të jetë një partner i besueshëm.

Maqedonia gjithashtu ka vazhduar të zbatojë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Një takim i Komitetit të Stabilizim-Asociimit u mbajt në prill të këtij viti, i pari që nga viti 2021.

Raporti tregon se, pavarësisht pjesëmarrjes aktive në Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe disa përparimeve në fushat individuale të reformave, vendi vazhdon të përballet me dobësi serioze në sundimin e ligjit, gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, çështja e pazgjidhur e ndryshimeve kushtetuese mbetet një pengesë e menjëhershme për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.