KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar se me rastin e përvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër do të organizohet një aktivitet simbolik në Prishtinë.

Syla ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet në orën 12:00, para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta do të përcjellin mesazhe publike për të shprehur pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka njoftuar gjithashtu se u është drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) me kërkesën që kryetarët e komunave, së bashku me administratat komunale, të dalin para objekteve të komunave në të njëjtën orë, për të shprehur solidaritetin.

Sipas Sylës, ky aktivitet synon të dëshmojë se qytetarët dhe organizatat e dala nga lufta nuk janë indiferentë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Ai ka theksuar se solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesa për një gjykim të drejtë janë çështje që lidhen me kujtesën historike dhe besimin e qytetarëve në drejtësi. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.