KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-trajneri i Barçës, Luis Enrique flet për krahasimet e Yamalit me Messin: Askush nuk mund ta mposht atë

Ish-trajneri i Barçës, Luis Enrique flet për krahasimet e Yamalit me Messin: Askush nuk mund ta mposht atë

Menjëherë pas një tjetër zhgënjimi në ceremoninë e Topit të Artë, Lamine Yamal u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme, duke zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 6-1 ndaj Deportivo Alaves.

Reprezentuesi spanjoll shënoi dy gola dhe ishte vazhdimisht kërcënues në repartin ofensiv të Barcelonës, ku shkëlqyen edhe Raphinha dhe Fermin Lopez.

Derisa Yamal po vazhdon me paraqitje të mira, ylli i Barcelonës ka marrë lëvdata nga askush tjetër përveç Luis Enriques, ndonëse trajneri spanjoll ka përjashtuar çdo krahasim me Lionel Messin.

Trajneri i PSG-së, i cili triumfoi ndaj Barcelonës në fitoren e fundit 4-2 në Parc des Princes, e vlerësoi qasjen e Yamalit ndaj lojës.

“Mendoj se ajo që Lamine po e bën shumë mirë është se dëshiron të jetë Lamine Yamal. Ai po i përmirëson aspektet e lojës së tij”, deklaroi ai, sipas “Diario SPORT”.

Ai gjithashtu nxitoi të përjashtonte çdo krahasim me legjendën Lionel Messi.

“Të krahasosh Messin, lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, me cilindo lojtar tjetër, askush nuk do të mund ta mposhtë atë”, tha ai.

Sipas Luis Enriques, inteligjenca e Yamalit qëndron pikërisht në faktin se ai nuk e mat veten me të tjerët.

“Lamine dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetvetes dhe është më mirë të mos e krahasojë veten me të tjerët. Ai është shumë inteligjent”, shtoi ai.

Pasi kishte udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores ndaj Barcelonës, ish-trajneri i katalunasve dha edhe mendimin e tij se si mund të ndalet Yamal.

“Shumë lehtë, nuk duhet ta lejosh ta pranojë topin, sepse nëse e bën këtë, ai bëhet i rrezikshëm”, deklaroi ai.

Megjithatë, Luis Enrique theksoi se skuadra e Hansi Flickut është larg të qenit një ekip që varet vetëm nga një lojtar, duke përmendur edhe disa futbollistë të tjerë që mund të bëjnë diferencën te Barcelona.

“E dimë se ata kanë shumë lojtarë me cilësi të lartë, nuk është vetëm Lamine. Raphinha, Pedri, Cubarsi, Joan Garcia… janë shumë të tillë”, përfundoi ai.

I konsideruar si njëri prej trajnerëve më të mirë të epokës aktuale, Luis Enrique i ka dhuruar lavdërime të mëdha Yamalit. Ky i fundit do të shpresojë të vazhdojë me paraqitje gjithnjë e më të mira, pasi për të dytin vit radhazi mbeti pa e fituar Topin e Artë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.