A ekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në shtëpi? Policia në Britani të Madhe ka sqaruar se nuk ka një kufi minimal ligjor për këtë, por vendimi varet nga prindërit dhe pjekuria e fëmijës.
Sipas platformës “Ask The Police”, fëmija duhet të jetë në gjendje të kujdeset për veten dhe të përballojë situata emergjente. Megjithatë, nuk rekomandohet që fëmijët e vegjël të lihen vetëm për periudha të gjata apo gjatë natës.
Ndërkohë, organizata për mbrojtjen e fëmijëve NSPCC këshillon që foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos lihen asnjëherë pa mbikëqyrje, ndërsa fëmijët nën moshën 12-vjeçare rrallëherë janë mjaftueshëm të pjekur për të qëndruar vetëm për kohë të gjatë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Prindërve u rekomandohet të vlerësojnë pjekurinë e fëmijës, t’i përgatisin për raste emergjente, t’u lënë numrat e kontaktit dhe fillimisht të provojnë mungesa të shkurtra nga shtëpia.
Sipas autoriteteve britanike, prindërit mund të përballen me pasoja ligjore nëse e lënë fëmijën pa mbikëqyrje në rrethana që mund t’i shkaktojnë vuajtje ose rrezik për shëndetin.

