Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në fshatin Gazivod të Zubin Potokut, ku gjatë kontrollit të një veture me targa vendore janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:15, ndërsa në mesin e armëve të sekuestruara ishte një AK-47 dhe tri armë të tipit M-48.
Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se armët i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar vetura.
Me urdhër të prokurorit, dy personat janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Burimi: klankosova.tv ↗

