KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur nga BDI-ja, ka fituar garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke lënë pas kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevskin.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas përpunimit të 100 për qind të vendvotimeve, Jahiu ka siguruar 4.442 vota, apo 50,36 për qind, ndërsa Radiçevski ka marrë 4.177 vota, apo 47,36 për qind.

Dallimi mes dy kandidatëve është 265 vota, duke konfirmuar fitoren e Jahiut në këtë garë të ngushtë zgjedhore.

Nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar në listën zgjedhore, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16.247 qytetarë, ndërsa rezultatet tregojnë se të gjitha 24 vendvotimet janë përpunuar.

Fitorja e Arkin Jahiut shënon një rezultat të rëndësishëm politik në Bërvenicë, ku gara mes kandidatit të AKI-së dhe atij të VMRO-DPMNE-së u zhvillua me diferencë relativisht të vogël votash përcjell Zhurnal.mk.

 

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.