KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet në janar

Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet në janar

Juventusi synon të përforcojë repartin ofensivë në merkaton e janarit, duke vënë në shënjestër një qendërsulmues të nivelit të lartë për fazën e mbetur të sezonit.

Kriza në sulm është bërë e dukshme te bardhezinjtë, pas formës zhgënjyese të Jonathan David dhe dëmtimit afatgjatë të Dusan Vlahovic.

Në listën e objektivave janë futur Alexander Sorloth i Atletico Madridit, si dhe sulmuesi i Al-Hilal, Darwin Nunez, të cilët konsiderohen zgjidhje potenciale për majën e sulmit.

Për Sorloth, Juventusit raportohet se është gati të propozojë një marrëveshje shkëmbimi, që do ta çonte Jonathan Davidin drejt Wanda Metropolitano.

Ndërkohë, Nunez po mendon mundësinë e largimit nga Arabia Saudite, por paga e tij shumë e lartë mund të bëhet pengesë për klubin torinez.

Atletico Madrid mund të humbasë edhe Giacomo Raspadorin, i lidhur me një kalim te Roma, ndaj spanjollët mund të hezitojnë të lejojnë largimin e Sorloth.

Megjithatë, Juventusi duket i vendosur të gjejë përforcimin e duhur në sulm dhe pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për ecurinë e negocimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.