Rreth 15 makina të policisë kanë terrorizuar qytetarët pasi kanë hyrë mes për mes sheshit “Skënderbej”, në një aksion për arrestimin e protestuesve.
Dhjetra policë kanë zbritur nga makinat duke i ndjekur të rinjtë këmba-këmbës, deri te dera e Xhamisë, ku kanë arritur të kapin dhe dhunojnë disa prej tyre. Disa prej të rinjve kanë arritur t’i shpëtojnë, pasi është hapur dera e Xhamisë, sipas dëshmitarëve që ndodheshin aty.
“Erdhën te dera e xhamisë. Ka ardh protestuesi këtu, dhe kanë ardh e kapën. Erdhi këtu, ishte mbyll dera e kanë kapur këtu. Ishin duke pritur për t’u falur. Këtu na ka shpëtu një djalë që tha mos i ngini se i njoh unë këto. Shife me sprajt dhe me shkop gome”, tha një besimtar që ndodhej në Xhami.

![Policia ndjek dhe dhunon protestuesit, besimtari: I rrahën te dera e Xhamisë [video]](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2026/October/17/auto_-1002-0-dgsfdhg-6ad3bab6120931792263077.png)