KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

OKB-ja reagon për protestat në Tiranë: Respektoni të drejtat themelore, dhuna nuk ka vend në shoqëri demokratike

OKB-ja reagon për protestat në Tiranë: Respektoni të drejtat themelore, dhuna nuk ka vend në shoqëri demokratike

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me tensionet dhe përplasjet gjatë protestave në Tiranë, duke bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut.

Në një deklaratë zyrtare, OKB-ja ka theksuar rëndësinë e garantimit të së drejtës për tubim paqësor dhe të lirisë së shtypit, duke kërkuar që këto të drejta të respektohen dhe të mbrohen, transmeton lajmi.net.

Organizata ka nënvizuar gjithashtu se çdo ndërhyrje e forcave të rendit duhet të jetë proporcionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në reagimin e saj, OKB-ja ka dënuar edhe aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave.

Sipas organizatës, veprime të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe paqësore, ndërsa ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e situatës përmes dialogut./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.