KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Interi e barazon nisjen më të mirë të sezonit në historinë e tij në Serie A

Interi e barazon nisjen më të mirë të sezonit në historinë e tij në Serie A

Interi po kalon një fillim të shkëlqyer të sezonit, duke barazuar një arritje historike në Serie A. Fitorja 3-1 në udhëtim ndaj Bolognas e ka çuar skuadrën e Cristian Chivut në kuotën e 19 pikëve pas shtatë xhirove të para.

Sipas statistikave të Optas, kjo është vetëm hera e katërt që Interi arrin të grumbullojë 19 pikë pas shtatë ndeshjeve, që nga sezoni 1994/95, kur fitorja nisi të shpërblehej me tri pikë.

Zikaltërit e kishin arritur të njëjtën shifër edhe në sezonet 1997/98, 2002/03 dhe 2017/18.

Interi ende i pamposhtur

Skuadra e Chivut ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë ndeshjet e para të kampionatit. Me 19 pikë, Interi kryeson tabelën, ndërsa Bologna mbetet me pesë pikë pas kësaj humbjeje.

Fitorja në Bolonjë ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi Interi reagoi pas disfatës në Ligën e Kampionëve dhe tregoi se mbetet një kandidat serioz për titullin e kampionit.

Tashmë, zikaltërit synojnë ta vazhdojnë këtë seri pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme, në përpjekje për ta kthyer nisjen historike në një sezon të suksesshëm. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.