Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur në jug të Mitrovicës.
“Mitrovicë Jugu / 23.09.2026 – 08:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/