Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm, teksa po udhëtonte drejt stërvitjes së skuadrës së Deportivo La Corunas.
Përplasja ka ndodhur në autostradën AP-9, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja në njerëz dhe askush nuk ka pësuar lëndime.
Pas incidentit, Aubameyang ka vazhduar normalisht aktivitetin e tij, duke iu bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

