KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci në Tiranë: Kosova dhe Shqipëria duhet të thellojnë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike

Maqedonci në Tiranë: Kosova dhe Shqipëria duhet të thellojnë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë të enjten në Tiranë në konferencën “Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK”, të bashkorganizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) i Shqipërisë dhe Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se në fjalimin e tij ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në përballjen me sfidat e sigurisë së informacionit dhe kërcënimet kibernetike.

Ai ka nënvizuar gjithashtu nevojën për koordinim ndërinstitucional dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile në të dyja vendet, me qëllim të rritjes së efektivitetit në adresimin e këtyre sfidave.

“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, shkëmbimi i përvojave dhe avancimi i kapaciteteve tona sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së janë të një rëndësie të veçantë për sigurinë e përbashkët”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.