Me një ceremoni solemne, Bashkia e Durrësit ka përkujtuar 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë në këtë qytet, nga kryetari i atëhershëm Hafiz Ali Podgorica.
Sipas Ora News, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka ndarë edhe mesazhin e saj për këtë ditë, duke vlerësuar rëndësinë historike të ngjarjes dhe duke nderuar patriotët që kontribuuan në Pavarësinë e Shqipërisë.
Në mesazhin e saj, Sako kujtoi edhe një tjetër datë të rëndësishme për qytetin, tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të shumta materiale.
Ajo u përkul me respekt në kujtim të qytetarëve që humbën jetën, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan dhe qëndruan pranë Durrësit në ditët e vështira pas fatkeqësisë natyrore./Klankosova.tv

