KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Meksikani dyshohet se sulmoi zyrtarin policor në Shkup

Meksikani dyshohet se sulmoi zyrtarin policor në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një shtetasi meksikan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” sipas nenit 383, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Më 19 shtator, gjatë manifestimit “Festa e Tetorit – Tingujt e Kulturës” në parkun “Gjorce Petrov”, i dyshuari lëndoi fizikisht një oficer policie i cili u përpoq ta identifikonte. Ai e goditi oficerin e policisë në kokë me një kanaçe birre, dhe më pas e sulmoi përsëri fizikisht dhe e goditi në duar kur oficeri i policisë u përpoq ta ndalonte”.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një person pa vendbanim të regjistruar në vend, prokurori publik vlerësoi se ekziston rreziku i arratisjes dhe i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin 31-vjeçar”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.