KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Rajonin e Ferizajt shqipton mbi 1,200 gjoba në një javë

Policia në Rajonin e Ferizajt shqipton mbi 1,200 gjoba në një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 20 patenta shoferësh gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës 14-20 shtator 2026, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 30 aksidente trafiku.

Prej tyre, nëntë aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar 13 persona, ndërsa 21 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se 20 patentë shoferë janë pezulluar ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Njëkohësisht, policia u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.

Qytetarët janë ftuar që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrit kujdestar 192. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.