Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete ku si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:50, në Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 20.09.2026-19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/