KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapen lëndë narkotike në Ohër, ndalohen dy persona

Kapen lëndë narkotike në Ohër, ndalohen dy persona

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër H.B.(27) nga fsh. Kosel i Ohrit dhe P.P.(28) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa P.P. ka kryer edhe veprën penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë, të kryer më 10.09.2026 me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar paketime me marihuanë dhe kokainë, të cilat i kishte siguruar nga i kallëzuari i parë dhe i kishte ripaketuar për shitje të mëtejshme. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë është gjetur një i mitur nga Manastiri, të cilit i kishte mundësuar të përdorte marihuanë.

Të kallëzuarit janë privuar menjëherë nga liria, ndërsa me të miturin, në prani të prindërve të tij dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, është zhvilluar bisedë, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.