KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se familja e tij nuk e ka humbur besimin në botën perëndimore dhe drejtësinë e saj.

Në shkallën e parë, Veseli u dënua me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai u dënua për disa akuza, ndërsa ajo për krime kundër njerëzimit është hedhur poshtë.

Ai, gjatë protestës gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka kërkuar korrigjimin e siç tha ai, gabimit të ndikuar nga politika.

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni kaq shumë vëmendje kësaj pune”, tha Veseli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.