KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hasani: Identifikohen dy rrjedhje uji, pritet furnizimi me ujë nga Badovci për Miradinë e Epërme

Hasani: Identifikohen dy rrjedhje uji, pritet furnizimi me ujë nga Badovci për Miradinë e Epërme

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, Vlonjat Hasani, ka njoftuar se janë identifikuar dy vende me rrjedhje uji, ndërsa ekipet teknike janë duke punuar në riparimin e gypit me diametër FI 350.

Hasani ka bërë të ditur se riparimi po realizohet me mbështjellje riparuese, ndërsa ka theksuar se njoftimet për furnizimin me ujë duhet të merren vetëm nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Çdo lajm i cili nuk vjen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ sh.a. për furnizim me ujë nuk është zyrtar dhe nuk duhet marrë si të përfunduar”, ka shkruar Hasani.

Sipas tij, zyrtarët e ujësjellësit e kanë njoftuar se shumë shpejt pritet të fillojë furnizimi me ujë të pijshëm nga liqeni i Badovcit për banorët e fshatit Miradi e Epërme.

Hasani ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.