Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, platforma gjermane e udhëtimeve “CheapTickets.de“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë
Ajeti në një postim në Facebook shkruan se ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.
Lexoni të plotë postimin:
Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, platforma gjermane e udhëtimeve „CheapTickets.de“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.
Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.
Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!. /Telegrafi/