KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdyli: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi nuk janë veç emra – janë simboli i lirisë sonë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdyli: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi nuk janë veç emra – janë simboli i lirisë sonë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arientin Abdyli, ka mbajtur fjalim para protestuesve në Prishtinë, në protestën e organizuar nga OVL-UÇK pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Abdyli tha se protesta nuk lidhet vetëm me kundërshtimin e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por edhe me, siç u shpreh ai, mbrojtjen e së vërtetës për luftën e UÇK-së.

“Nuk kemi nevojë për maska, vëllezër dhe motra – luftën tonë e bëmë pa maska edhe pa marre dhe të drejtë”, tha Abdyli,r aporton Telegrafi.

Ai u shpreh se pjesëmarrësit në protestë janë mbledhur për të kundërshtuar atë që e konsideron padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të ngritur zërin jo vetëm për paderjtësi ndaj ish-krerëve tanë, por jemi rreshtuar edhe për të mbrojtur një të vërtetë që nuk mund të thyhet me asnjë vendim”, tha ai.

Duke iu referuar ish-krerëve të UÇK-së, Abdyli i cilësoi ata si simbole të lirisë së Kosovës.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, nuk janë veç emra, janë simboli i lirisë sonë, simbolet e një populli që refuzoi të nënshtrohet dhe të mbetet në robëri”, tha Abdyli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.