KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas shqetësimit të banorit, pastrohet nënkalimi në Miradi të Poshtme

Pas shqetësimit të banorit, pastrohet nënkalimi në Miradi të Poshtme

Pas shqetësimit të ngritur nga një banor për një kanal të bllokuar pranë urës së fshatit në Miradi të Poshtme, ekipet e NPL “Fushë Kosova” kanë ndërhyrë në këtë zonë.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se ka përfunduar pastrimin e nënkalimit në Miradi të Poshtme, ndërsa ekipet e saj po vazhdojnë punën edhe në rrugën e Pejës.

Punimet në terren janë përcjellë nga afër nga Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Fushë Kosova”, Ekrem Berjani.

NPL “Fushë Kosova” ka falënderuar edhe kompaninë “Preniqi” për ndihmën e ofruar në pastrimin e nënkalimit.

Ndërhyrja vjen pasi një banor i zonës kishte ngritur shqetësimin për bllokimin e kanalit dhe kishte paralajmëruar se, me reshjet, uji mund të grumbullohej në këtë pjesë.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se puna në terren do të vazhdojë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në Fushë Kosovë dhe fshatrat përreth. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.