KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gresa Hoti prezanton të dashurin?

Gresa Hoti prezanton të dashurin?

Gresa Hoti ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, këtë herë me një fotografi për jetën sentimentale.

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë në Instagram një imazh bardh e zi, ku shihet pranë një djali.

Pa dhënë asnjë detaj për identitetin e tij, Gresa ka zgjedhur ta publikojë fotografinë në InstaStory, duke lënë hapësirë për pikëpyetje rreth raportit që ka me të.

Foto: Instagram

Postimi vjen në një periudhë kur modelja ka qenë më e rezervuar për jetën e saj personale dhe nuk ka ndarë shumë informacione me publikun.

Fotografia, megjithatë, ka mjaftuar për të rikthyer vëmendjen te Gresa dhe për të nxitur kureshtjen e ndjekësve.

Afërsia mes dyshes në imazh mund të interpretohet si një moment intim, por vetë Gresa nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një lidhje romantike.

Deri tani, identiteti i djalit mbetet i panjohur dhe mbetet për t’u parë nëse Gresa do të zbulojë më shumë për raportin e saj në ditët në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.