KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Murati: Pres të parashtrohet ankesë për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Murati: Pres të parashtrohet ankesë për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murati, pret që të parashtrohet ankesë për aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, përcjell “TV21”.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe besojmë se pretendimet nga aktgjykimi edhe një herë do të vlerësohen para Këshillit të Apelit, tha Murati.

“Ky është një aktgjykim i shkallës së parë, i cili ende nuk është i formës së prerë dhe se rruga për ankesë, siç paralajmërojnë të gjithë ekspertët e së drejtës, është e hapur.

Në kuadër të respektimit të kësaj, të sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbajmë besimin se, e dini, atje nuk ka gjykatë të dytë, por ka Këshill të Apelit që vendos për ankesat dhe besojmë se pretendimet në aktgjykim, sepse ne tani nuk e dimë, dimë vetëm për dënimet, nuk e dimë ende përmbajtjen e të gjithë aktgjykimit, edhe një herë do të vlerësohen dhe do të shqyrtohen në dritën e drejtësisë, proporcionalitetit dhe fakteve historike”, tha Murati.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.