KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të paautorizuar të armëve nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës, banues në fshatin Senik, Komuna e Malishevës.

Sipas një njoftimi thuhet se në bashkëpunim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, sot rreth orës 09:10, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë gjahu, një armë pneumatike (pushkë ajrore, një pistoletë, një pjesë e armës së zjarrit, një thikë dhe tetë copë fishekë.

“Lidhur me të gjeturat është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse policore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.