KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

13 të moshuar në Prishtinë pajisen me orë inteligjente për monitorim dhe siguri

13 të moshuar në Prishtinë pajisen me orë inteligjente për monitorim dhe siguri

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prishtinë ka njoftuar se 13 rezidentë të Shtëpisë së të Moshuarve pa Përkujdesje Familjare janë pajisur me orë inteligjente “Monitoring Care”.

Sipas njoftimit, pajisjet janë siguruar me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të përkujdesjes ndaj të moshuarve.

Kjo nismë është realizuar në bashkëpunim me Assistive Center, në kuadër të projektit “Sistemi ‘Monitorimi Care’ për Mbrojtjen dhe Kujdesin e të Moshuarve”.

Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë për krijimin e kushteve më të sigurta, dinjitoze dhe cilësore për të moshuarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.