Një pjesë e rrugës “Dervish Hima” në lagjen Kalabria të Prishtinës është mbuluar me mbeturina dhe materiale të ndryshme të shpërndara në hapësirën pranë rrugës.
Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, në këtë hapësirë ka mbeturina të plastikës, shishe dhe materiale të tjera, ndërsa terreni është i mbuluar edhe me gurë dhe barishte.
Në këtë pjesë të rrugës vërehen gjithashtu materiale dhe gypa të vendosur përgjatë hapësirës së paasfaltuar.
Gjendja e tillë krijon një pamje të parregullt në një zonë të banuar të kryeqytetit, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të bëhet pastrimi dhe rregullimi i kësaj hapësire. /Telegrafi/