Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri janë shfaqur publikisht me simbole të UÇK-së në veshjet e tyre.
Gjesti është bërë në shenjë solidariteti me ish-komandantët e UÇK-së dhe si një qëndrim publik ndaj zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor në Hagë. Deputetët kanë zgjedhur që përmes veshjes dhe simboleve të përcjellin mesazhin e tyre në mbështetje të figurave të ish-UÇK-së. /Tch/