Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” dhe këngëtari Labinot Rexha ka reaguar në rrjetet sociale pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Rexha ka bërë një sërë postimesh në llogarinë e tij, përmes të cilave ka bërë thirrje për unitet të shqiptarëve në këtë periudhë.
Në një tjetër postim, këngëtari ka ndarë një fotografi nga lufta në Kosovë, një imazh që ndër vite është bërë i njohur dhe që paraqet trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999, të mbuluar me flamuj kuq e zi.
Foto: Labinot Rexha / Instagram
Krahas fotografisë, Rexha i ka bërë edhe një thirrje botës, duke shkruar: “Ku janë sytë e botës”.
Përveç Labinot Rexhës, edhe figura të tjera publike kanë reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke shprehur qëndrimet e tyre lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Foto: Labinot Rexha / Instagram