KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër Kosovës

Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Limaj e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të papranueshëm, duke thënë se vendimi nuk përfaqëson qëndrimin e popullit të Kosovës.

“Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm, jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim”, ka deklaruar Limaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që zhgënjimin dhe dëshpërimin pas vendimit të mos lejojnë të keqpërdoren kundër Kosovës.

“Mos të lejojmë që mërzinë tonë, zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë ta keqpërdorë askush kundër vendit tonë, por le ta kthejmë në një forcë e bashkim për të vazhduar drejt betejave të ardhshme, një fitore të plotë”, tha Limaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.