KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia holandeze për protestat në Hagë: Dy të arrestuar dhe një polic i lënduar

Policia holandeze për protestat në Hagë: Dy të arrestuar dhe një polic i lënduar

Dy protestues janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë gjatë protestës së mbajtur të mërkurën në Hagë, ku një pjesë e demonstruesve tentoi të afrohej drejt selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas Policisë holandeze, protesta ishte zhvilluar në Malieveld dhe ishte e autorizuar nga autoritetet lokale.

Pas përfundimit të saj, rreth orës 12:00, një pjesë e protestuesve u nisën drejt Raamwegut, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, pavarësisht se një lëvizje e tillë nuk ishte lejuar.

Për të penguar kalimin drejt Raamwegut, Njësia Mobile e Policisë formoi një kordon. Situata u tensionua kur një grup protestuesish u kthye kundër policisë.

Forcat policore ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur për një kohë të shkurtër topin e ujit dhe sprejin. Sipas policisë, rendi u rikthye shpejt pas ndërhyrjes.

Policia tha se gjatë përplasjes disa protestues përdorën dhunë ndaj zyrtarëve dhe pajisjeve policore. Si pasojë, një polic pësoi lëndime të lehta. Dy persona u arrestuan, të dy nën dyshimin për vandalizëm.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Në total, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.